Nuk shkoi në shkollë që të bëhej golashënuesi më i ri i Libertadoresit!

Futbollisti i Santosit, Rodrigo Goes, theu rekordin si golashënuesi më i ri në historinë e Kupës Libertadores (Champions-i i Amerikës Latine), pasi shënoi gol në ndeshjen që e ekipi i tij e fitoi 3-1 ndaj Nasionalit. Ky futbollist brazilian është vetëm 17 vjeç, 2 muaj dhe 6 ditë dhe, kështu, ai theu rekordin e ish-futbollistit të Verderit, Diego, që ka mbajtur këtë rekord që nga viti 2003.

Futbollistin e ri brazilian, për nga mënyra sesi i shënon golat, e quajnë në Brazili “Nejmari i ri”.

Në konferencën e shtypit mbas ndeshjes, futbollisti i ri e pranoi se nuk kishte shkuar në shkollë që të luane në këtë ndeshje dhe u kërkua falje mësuesve. “Jam shumë i gëzuar që u bëra golashënuesi më ri në Kupën Libertadores, pasi, kështu, realizova ëndrrën time. Të them të drejtën, mua m’u desh që të mungoja në shkollë, që të luaja në këtë ndeshje dhe besoj se mësuesit do të ma mirëkuptojnë arsyen”, deklaroi Rodrigo Goes.

Sfidanti.al