Shirer thumbues : Kë ka blerë Junajtidi, Sançezin apo vëllanë binjak të tij..?

Legjenda e futbollit anglez, Allen Shirer, e kritikoi ashpër lojën e përforcimit të ri të Mançester Junajtidit, Aleksis Sançez, që, deri tani, ka shënuar vetëm një gol. “Junajtidi nënshkroi kontratë me Aleksisin, por duket sikur ka marrë vëllanë e tij binjak. Ai duket si një fëmijë që ka humbur në fushë. Sidoqoftë, i takon trajnerit që të nxjerrë më të mirën nga një lojtar”, vuri në dukje Shireri në kolonën e vet lidhur me zhvillimet e fundit dhe punën e Zhoze Murinjos te Junajtidi.

“Ata që e sollën Murinjon në ‘Old Trafford”, e dinin se kë po sillnin. Ai njeri është arrogant, por, sidoqoftë, sjellë trofe, sikurse bëri vitin e kaluar. Por, futbolli i tij nuk është aspak argëtues”, vë në dukje ish-golashënuesi i Njukasllit dhe i përfaqësueses angleze.

Sfidanti.al