UEFA publikon rrogat e drejtuesve, Ceferini fiton më shumë se Infatino

Federata evropiane e futbollit, UEFA, bëri publike rrogat e drejtuesve të saj. Sipas këtij publikimi, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, fiton më shumë se njeriu nr.1 i FIFA-s, Xhani Infantino. Slloveni, për funksionin e tij merr 1,64 milion dolarrë në vit që do të thotë sa ai merr  pak më shumë se Infantino, rroga vjetore e të cilit është 1,61 milion dollarë, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodhoros Theodhoridhis, fiton 1 milion dollarë amerikanë.  Nënkryetarët e UEFA-s marrin nga 250 000 dollarë në vit, kurse anëtarët e Komitetit Ekzekutiv – nga 200 000 dollarë.

Sfidanti.al