Duket se Napoli po fillon ta humbasë ritmin në garën me Juventusin për titullin në Serinë A, pasi ka dy ndeshje pa arritur fitore (Roma, Inter), ndërkohë që, tani, ka një pikë më pak se bardhezinjtë torinezë, ndërkohë që Juvja mund të shkëputet deri në katër pikë, nëse do të arrijë që të fitojë, këtë të mërkurë, ndaj Atalantës në ndeshjen e prapambetur.
Një situatë e tillë, sigurisht, që sjell me vete edhe nervozizëm në kampin napolitan dhe kjo duket edhe nga reagimi i trajnerit të Napolit, Maurisio Sari, që ndaj një pyetjeje të një gazetareje, nëse barazimi me Interin do të thotë edhe humbje të shanseve në garën për titull, iu përgjigj asaj brutalisht:
“Ju qenkeni edhe grua dhe edhe e bukur, kështu që, për këto dy arsye, unë nuk po ju them: ‘Shko, pirdhu!’”
Sfidanti.al