Marko Rojs është padyshim një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman dhe atij botëror, por gjithashtu edhe njëri nga më të pafatët. Një lojtar që është pëlqyer nga Bajerni, Reali, Barcelona apo klubet angleze, vendosi të vazhdonte karrierën me Dortmundin duke nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2023.
Përse Rojs zgjodhi të vazhdonte tek Borusia, e cila nuk i jep aspak shpresa për të fituar trofe, apo të paktën për të pretenduar, siç i takon një kapaciteti si ai? Arsyeja kryesore dhe ndoshta e vetmja është ajo e dëmtimeve të shpeshta. Marko mungoi 8 muaj për shkak dëmtimi, ndërsa humbi edhe Kupën e Botës në Brazil në 2014, fituar nga Gjermania.
Këto dëmtime kanë bërë që kërkesat për shërbimet e tij të bien në minimum dhe Rojs nuk kishte zgjidhje tjetër. Jo vetëm kaq, por është edhe çështje mirënjohjeje, pasi Dortmundi e ka pritur gjithnjë që ai të kalonte dëmtimet dhe të kthehej në formë, duke i paguar rrogën sipas kontratës.
Sfidanti.al