Bisha Vajlder nokauton Ortizin, kush e ka radhën, kampioni Xhoshua?

Deontej Vajlder arriti që ta mbronte me sukses titullin e kampionit botëror në versionin WBC (World Boxing Council) të kategorisë së rëndë, pasi, në raundin e 10-të, ai nxori nokaut kubanezin Luis Ortiz që kishte qenë i pamundur deri në këtë ndeshje. Boksieri amerikan e çoi në 40 rekordin e vet impresiv; ai ka fituar 40 ndeshje në 40 të zhvilluara të tilla, madje, duke arritur 39 nokaute!

Vajlderi, tani, sikurse thotë, është gati që të ndeshet me kampionin e botës, Entoni Xhoshua, duke dashur që të bashkojë edhe titujt e kampionit të botës që, aktualisht, i mban boksieri britanik, Xhoshua, në versionet IBF dhe WBA. Xhoshua do të ndeshet, më 31 mars, në Kardif, me kampionin e WBO-së, Xhozef Parker, dhe sfidanti tjetër i radhës me siguri që do të jetë Deontej Vajlderi.

Sfidanti.al