Superylli i Barcelonës, Lionel Mesi, prej kohësh, është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll, La Liga, kurse tani, ai fitoi edhe një “çmim” tjetër, pasi ky futbollist argjentinas u bë asistenti më i mirë në La Liga. Në ndeshjen e fundit ndaj Eibarit, Leo i dha një asist (pasim) Luis Suarezit që e shndërroi atë në gol, duke arritur, kështu, shifrën e 147 asisteve në kampionatin spanjoll, më shumë sesa çdo futbollist tjetër në historinë e kampionatit spanjoll. Një numër të tillë asistesh ka vetëm edhe një legjendë tjetër, por e Realit të Madridit, Miçell, por është e qartë se, shumë shpejt, Mesi do të mbesë vetëm në listën e lartpërmendur.
Për futbollistin më të mirë të Barcelonës ky ishte asisti i 11-të për gol gjatë këtij sezoni, ndërsa rekordin e vet ai e ka në sezonin 2014/15, të cilin e mbylli me 19 asiste golash. Në ndeshjen me Eibarin, Mesi barazoi edhe një rekord tjetër të vetin, në fakt, jo shumë për t’u lavdëruar. Ai, për të 14-tën herë, goditi një nga shtyllat (horizontale ose vertikale) të portës kundërshtare, duke barazuar, kështu, rekordin e vet të sezonit 2011/12, por me ndryshimin se, tani, ka edhe shumë ndeshje deri në fund të sezonit.
Sfidanti.al