Rozher Federeri u kualifikua për në gjysmëfinale të turneut të Roterdamit dhe, duke e filluar nga kjo e hënë, ai do të jetë përsëri tenisti nr.1 në botë, duke kaluar kështu tenistin amerikan, Andre Agasi, si “raketa” nr.1 më e moshuar e botës. Tenisti zviceran e ndau gëzimin e tij në Instragram dhe, midis atyre që e uruan atë, ishte edhe tenisti i njohur serb, Novak Gjokoviç, ish-nr.1 i botës.
“Rozher, kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Urime, ty, familjes tënde dhe ekipit tënd që kryesohet nga Ivan Ljubiçiçi”, vuri në dukje Gjokoviçi.
Sfidanti.al