Ne muajin janar Anglia vendosi te aplikoje sistemin VAR ne Kupen e Anglise dhe polemikat rreth tij nuk kane munguar. Rasti i fundit eshte ai i ndeshjes mes Hadersfild dhe Mançester Junajtid ku Djajte e Kuq pane t’u anulohej nje gol i Huan Mates per pozicion jashte loje.
Por problemi ne kete pike ishte pikerisht te vijat qe percaktonin pozicionin jashte loje qe u shfaqen e qe mashtruan arbitrin, vija qe dukeshin si te vizatuara me dore nga nje femije. Imazhet e sakte treguan se Mata ishte ne pozicion te rregullt ne momentin e shenimit te golit.
Mançester Junajtid u kualifikua per ne çerekfinale te Kupes se Anglise, por kjo nuk e pengoi Murinjon t’i hakerrehej arbitrit te VAR.
‘Jane te kenaqur me ate çfare bene? Kjo eshte teknologjia qe do te ndihmoje?-tha Murinjo-ne vend qe te improvizohet, te apkikohet ajo qe eshe shkruar ne protokolle dmth qe sistemi VAR te perdoret kur imazhet paraqesin nje situate te qarte e te dukshme. A ishte ky nje rast i tille?’
Sfidanti.al