Medalja e bronztë e fituar nga Kim Butin në garën 500 m në Patinazhin e Shpejtësisë rezultoi ‘e helmatisur’ për kanadezen. Garën në të vërtetë ajo e mbylli garën në vendin e katërt, por skualifikimi i koreanojugores Çoi Ming Jeong e renditur e dyta i dha mundësinë Butin të ngjitet në shkallën e tretë të podiumit. Aryeja e skualifikimit të patinatores koreane ishte ndëryrja në trajektoren e Butin gjatë zhvillimit të garës.
Kjo ngjarje shkaktoi zemërim të madh te tifozët koreanojugorë të cilët e shfrynë atë në rrjetet sociale duke arritur deri në kërcënim me vdekje për Butin. ‘Urime për medaljen tënde me hile’, ‘Kanadezë i mësuat Boutin si të gënjejë’, ‘Do të të kërkoj e do të të vras’, ‘Tërhiqu dhe shpresoj që të kesh një jetë të keqe’ ishin disa nga mesazhet kërcënuese në drejtim të patinatores kanadeze. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e kritikoi këtë sjellje të tifozëve dhe kujtoi se të njëjtën histori e përjetoi edhe Apolo Ohno në Lojërat Dimërore të 2002 në Salt Lake City.
sfidanti.al