Ne çdo javë që kalon, del ndonjë borxhli që troket në derën e Flamurtarit, madje të gjithë i shoqërojnë kërkesat e tyre edhe me kërcënime. Administratori Sinani ka thënë më shumë se një herë, se nuk ka ndërmend të paguajë asnjë detyrim të prapambetur që nuk është i tij, ndërsa tani nuk flitet më për “ish”, por për një futbollist që është ende pjesë e kësaj skuadre. Tomislav Bushiç ka vënë si datën e fundit 14 nëntorin, për të marrë nga klubi pagat e prapambetura dhe futbollisti kroat ka firosur kontratën e tij, pikërisht me Sinan Idrizin.
Por sulmuesi nga Spliti veçse i është shtuar listës së të papaguarve të muajit, ku janë Polizio Arbri, Franc Veliu, Artan Sakaj, Ernest Gjoka dhe Erjon Vucaj. Kështu, nëse FSHF-ja do të jetë serioze në paralajmërin e saj, sipas të cilave do të ketë sanksione për skuadrën vlonjate, nëse detyrimet nuk shlyhen deri në datën 25 nëntor, atëherë klubi i Flamurtarit, ose do ta vazhdojë aktivitetin me pikë minus, ose Idrizi do të paguajë rreth 200 mijë euro.