Patrik Kutrone mund te marre fryme lirisht. Komisioni i Disiplines vendosi te mos e denoje futbollistin e Milanit qe shenoi me dore ne ndeshjen me Lazion ne kampionat. Pasi shqyrtoi proven televizive, ky Komision vendosi te mos marre asnje mase disiplinore dhe e konsideroi prekjen e topit me dore nga ana e Kutrones ne momentin e golit te pare si nje veprim te pavullnetshem.
Krejtesisht e kunderta ndodhi me Fabricio Kaçatoren i ndeshkuar me karton te kuq ne ndeshjen me Juventusit per shkak te gjestit te tij te prangosjes. Pikerisht per shkak te ketij veprimi, Komisioni i Disiplines vendosi ta ndeshkoje ate me 2 ndeshje pezullim.
Sfidanti.al