Gazeta gjermane, “Bild”, publikon lajmin se Bajerni i Myninut ka në plan që ta shesë futbollistin kilian, Arturo Vidal, pasi u konfirmua informacioni se Leon Gorecka do t’i bashkohet klubit bavarez verën e ardhshme. Sipas gazetës në fjalë, klubi anglez, Mançester Junajtid, është kandidati më serioz për të siguruar nënshkrimin e Vidalit.
Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, konsideron se Pol Pogba do të mund të lidhet mirë me Arturo Vidalin, pasi ata kanë luajtur bashkë te Juventusi, kështu që, bashkë me Sançezin, ata do të mund të përbënin një treshe të fortë në “Old Trafford”, sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al