Mesazh i tifozëve për Obamejangun: “Asnjë lojtar nuk është mbi klubin”

Borusia e Dortmundit, momentalisht, po luan një futboll zhgënjyes dhe duket se tifozëve të saj u ka ardhur në majë të hundës seria e gjatë me 100 episode lidhur me shitjen e Pier-Emerik Obamejangut që do të largohet dhe të luajë me Arsenalin, ndërkohë që kundrejt tij është marrë një masë disiplinore dhe ai nuk luajti në dy ndeshje. Sidoqoftë, ai luajti në ndeshjen e fundit të Borusias me Frajburgun (2-2), por mori një “shuplakë” nga tifozët e vet vendas.

“Asnjë lojtar nuk është mbi klubin”, shkruhej në njërën prej parrullave që mbanin sipër kokave të tyre tifozët e Borusias, duke aluduar hapur për futbollistin nga Gaboni.

sfidanti.al