Futbollisti më i miri dhe më i kërkuar i Atletikos së Bilbaos, Inaki Uiliams, ndërmori një veprim që rrallë kush tjetër e ka bërë në futbollin modern. Megjithëse, për këtë futbollist spanjoll 23-vjeçar kishin treguar interes disa klube të mëdha evropiane, ai vendosi që të nënshkruajë kontratë më Atletikon e Bilbaos, por, sidoqoftë, një kontratë të pazakontë. Kështu, ky futbollist i talentuar vendosi firmën e tij në një kontratë që do ta mbajë atë tek Atletiko deri më 2025, me një klauzolë blerjeje prej 80 milionë eurosh, që përbën, kështu, një nga kontratat më kohëgjata në historinë e futbollit bashkëkohor.
Klubi i mësipërm bask, gjithashtu, bëri të ditur se klauzola e blerjes së futbollistit të lartpërmendur, në një të ardhme të afërt, do të bëhet 108 milionë euro, por, megjithatë, tani për tani, nuk jepen detaje të tjerë. Kështu, Inaki Uiliams ndodhet në rrugën që të bëhet një Iker Munian i ri, duke qenë se, me kontratën e re që ka nënshkruar Uiliamsi, ka shumë mundësi që atë e pret fati i futbollistit të dikurshëm më të kërkuar spanjoll (Munian) që ende luan me Atletikon e Bilbaon.
Sfidanti.al