Loja e keqperdorur dhe paranoja e gardianit te dyerve  te futbollit…

Nese do shihnim vetem gjuhen e trupit te kantidateve per postin presidencial te futbollit, do verenim qarte mos balancat ne shprehi dhe brendi te atij qe aktualisht ka zaptuar dhe e ka shpallur fushen e blerte “ Toke e xanun” dhe te atij qe me karizem dhe shprehje optimizmi ne çehre dhe platforme i rri perballe pa kurrefare droje.

Duka e ka permiresuar mjaft atitudin para kamerave, por vetem para kamerave, aman.

Jashte fleshit dhe projektorit, eshte po ende ai ujku i vjeter djallezor  dhe me shpirt lekisti, autoritar dhe i pa mesuar me normat e miresjelljes qytetare.

Dikur bera pyetjen naive “ Po ç’i hyn ne pune nje tregtari  te shnderruar ne biznes-man qe udheton vetem ne biznes class, kur  futbolli eshte renduar nga pesha e kryqit sfilites dhe e shpenzimeve te medha?”.

Po ku ta dija sa e embel, sa mjalt dhe nektar, sa polen mbarses kullon prej aty,sa e dashur paska qene kjo shtepiza-kulle e topit te kembes, nuk do pyesja kurre, ju betohem. Po ku ta dija une, se te gjithe keto ofiqe, udhetime dhe dreka me haviar,keto njohje ne rrangje te larta per te cilat rreh kraharorin, do ia bente te mundur ky futbolli yne me voten e shqyer. Te betohem jo vetem qe nuk do pyesja, por do mbyllja veshet fort nga zhurmat e tellallit mantenutë.

Shtepia e futbollit nuk eshte ajo barrakja me ere te keqe nen shkallet e stadiumit, shtepite e fubollit jane tashme zyra luksoze ( merita e kater mandateve se bashku??). A thua se investimet jane merite e Mondit apo Fshf-se, vetem.

Tani me sarkazem (ose qesendi se valle a e kupton kapedani), nuk iu permenden as emrat e perveçem, por i gjeneralizojne si politika.

Qe ta kuptoje kapedani pa kale, politikat e zhvillimit te sportit jane prioritet per çdo qeveri, nuk jane favore per syte e bukur te askujt.

Ne kete vend te mbushur me halle, nuk i mori askush meritat persiper per ato stadiume moderne, qe mbushen vetem kur luan Kombetarja e madhe me ndonje ekip prestigjoz, se nuk te le radhe paria e uritur e ketij futbolli zhelan.

Kur ka nevoje kapedani i rregjur me skedina bastesh, trafikime vote, e permend, flirton, dashurohet dhe ngjiz me politiken, kur kjo e fundit nuk i rreh shpatullat, i behet barre, i behet si nje djall  qe duhet hequr qafe..

Sa per Finon, sa per Finon?

Mjaft te thuash Fino, ke thene nje ndryshim kursi, busull me orientim pozitiv, karizem, populizem sportiv.

Mjafton te thuash Fino dhe te vijne ne mend titrat e mbarimit te filmave te huaj qe shijonim ne femijeri, mjaft te thuash Fino dhe te duket si fillimi i mbarimit te se liges.

Kush do te ece pa e kthyer kohen pas, kush fal dhe harron te keqen ne emer te progresit, nuk ka vend ne parajsen e premtuar sepse dyert jane vulosur dhe pranguar deri me daten 9 te muajit me te shkurter te vitit, nga frika dhe paranoja e njeriut qe e futi futbollin mes te kater rrugeve.

 

Ben Shaba