Cili ishte ai budallai i 8-të Shoqatave? Këtu gëlonin golat pa nisur Asambleja..

Do jemi apo s’do jemi? Kur futbolli i vërtetë ka vdekur me kohë, groposësit e tij kërkojnë jetën e lumtur mbi topin e shfryrë. Mrekullitë e dynjasë dëgjon këto ditë, kur kazani zyrtar po digjet më shumë nga frika e se dashurës së saj politikës, sesa nga ajo që po ndodhë me vetë futbollin. Thone se ne federate keto dite u polli nje bela jo  e vogel, po që per te cilen si gjithmone u gjet dhe nje zgjidhje.

Shkak u be kjo historia me shoqatat rajonale te futbollit qe s’e mori vesh njeri se nga mbiu. Teksa u mor vesh se ato virane shoqata nuk paskeshin proftasur te regjistrohen ne gjykate, ndonese jo shume te bindur se pse u dashka qe te rregjistrohen ca shoqata qe lindën vetem per zgjedhjet, djemte u derdhen neper kompjutera qe ne gare me kohen te qendisin statutet dhe dokumentat e tjera te regjistrimit. Natyrisht te ndergjegjshem se e gjitha kjo behet me qellimin e mire per t’i pasur hazer ne diten e votimit ku dhe do te hedhin voten e tyre si gjithmone “plumb per armikun”.

Mirepo ja qe punerat ketu u ngaterruan ca. Urdheri nga komanda ishte dhene qe te regjistrohen 8 shoqata rajonale qe u permenden se gjoja qenkeshin fiktive nderkohe qe djemve ju doli qe Shqiperia paska 12 rajone. Hej, dreq o pune! Po kush ka qene ai budalla qe ka vendosur te kemi 8 shoqata dhe jo 12 aq sa jane dhe rajone xhanem – shfryu njeri nga prurjet e reja. Sheeeet – ja priti tjetri me i vjeter ne moshe – kete e ka vendosur komandanti dhe ai e di se c’ben. Budalla do jete ai qe ka bere Shqiperine me 12  rajone dhe jo me 8. Po si dreqin duhet t’i shperndajme keto 8 shoqata ne 12 rajone atehere?! Po sikur te bejme ndonje gabim? Do xhindoset fare komandanti pastaj. Ketu pllakosi heshtja. Se askush nuk deshiron te marre mbi vete rrezikun e xhindosjes se komandantit.

Dhe djemte mbeten ne ankth dhe dileme per ca momente. Po ja qe atje atje gjenden gjithmone mendje gjeniale, domosdo nder kokat me me pak floke. T’i regjistrojme te dymbedhjeta qe t’i kemi ne dosje nje here pastaj nxjerrim ato qe duhen. Me pak te mos jene pa me shume nuk na prish fare pune. Bile-bile une mendoj qe me te pare me te bere ne edhe mund te themi qe shoqatat paskan qene 12 po ne se paskemi ditur. Shtojme dhe ca vota me kete rast se punet s’po duken shume ne vije kete here. Si thoni?

Kaq duhej. Ideja u pranua dhe punet e letrave nga ai moment vajten fare fjolle. U mbeti vetem te gjejne ca emra nga rajonet po per kete s’eshte asnjehere problem. Jo per gje por kur s’ka nga futbolli gjenden dhe ne listat e militanteve te asaj partise politike qe e kane ndihmuar nja dy here neper fushata. Njera dore lan tjetren, te dyja bashke fytyren – thote nje fjale e urte.

K.Shabani