Bir migrantësh nga Kongo, kapiteni i përfaqësueses belge dhe të Mançester Junajtidit, Vensan Kompani, konsiderohet si një nga lojtarët më inteligjentë të futbollit të sotëm. Atë nuk e terheqin këpucët e futbollit ngjyra-ngjyra dhe as frizura me xhel, por diçka më e thjeshtë. Në fund të vitit 2017, Kompani përfundoi shkollën e biznesit të Mançesterit, duke arritur gradën magistër në administratë-biznes. Provimin final që ai dha, ka të bëjë ma atë sesi të ulën çmimet e biletave për të hyrë në stadiumet e Premier Ligës. Komisioni përkatës e vlerësoi disertacionin e tij me 72 pikë nga 100 të mundshme.
Kompani merret me biznes, duke pasur dijenitë e mjaftueshme dhe firmen e parë të tij ai e ka ngritur në moshën 24 vjeç, ndërkohë që para tre vitesh ai hapi një klub luksoz ekskluziv që kushtoi 2 milionë sterlina.