As Mesi dhe as Ronaldo, lojtari më i pasur në botë luan me Lesterin!?

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë 10 vite që konkurrojnë njeri me tjetrin se kush nga të dy ka kontratën më të pasur,  por, megjithatë, edhe sikur të luajnë futboll deri në moshën 50 vjeç, ata as nuk do t’i afrohen dot futbollistit më të pasur në botë, Faik Bolkiah, që luan… si rezervë me Lester Sitin e Premier Ligës angleze. Emri i këtij futbollisti nuk i thotë asgjë askujt, pasi bëhet fjalë për një futbollist që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare në Premier Ligë, por, sidoqoftë, kjo nuk e pengon atë që të jetë futbollisti më i pasur në botë, ndërkohë që duhet thënë se pasurinë ai nuk e ka vënë në fushën e futbollit, por…

Faiku i ri është nipi i sulltanit të Bruneit, Hasanal Bolkiah, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 20 miliardë sterlina. Pasuria e të atit të Faikut, Xhefri, vlerësohet në rreth 5 (pesë) miliardë sterlina dhe gjysma e saj i takon futbollistit (Faikut). Në luksin e madh që jeton familja e Xhefrit, duhet përmendur koleksioni prej 2300 makinash, midis tyre shumë modele speciale Bentli, Ferrari dhe Rolls Rojs. Kur mbushi 50 vjeç, Xhefri ftoi që të këndonte Majkëll Xheksonin, të cilit i dha 12,5 milionë sterlina, ndërkohë që për koncertin special të tij  ai (Xhefri) ndërtoi një stadium të posaçëm që zëri i Majkëllit të tingëllonte në mënyrë të përsosur!

I rritur në një mjedis të tillë, me të vërtetë, duket e habitshme se përse Faiku ndjek topin nëpër fushë vetëm në stërvitje, pasi në formacionin e parë për të nuk ka vend! Faiku, në fakt, ka luajtur edhe me ekipet e të rinjve të Sauthemptonit, Arsenalit dhe Celsit, por pa arritur ndonjë sukses të dukshëm.

Sfidanti.al