Atalanta, arsyet e suksesit të “Hirushes” së futbollit italian

Kthimi nga Roma ishte sërish triumfal. Autobusi i skuadrës së Atalantës u prit nga rreth 4 000 tifozë në Bergamo, në një festim ndoshta edhe më të madh sesa pas kualifikimit ndaj Napolit për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Suksesi 2-1 ishte në në fushën e Romës, një skuadre shumë më të fortë dhe me fuqi shumë më të madhe financiare se Atalanta, për më tepër pretendente për titull.

Më herët, fitorja po 2-1 u arrit në stadiumin e Napolit “San Paolo”, dhe skuadra nga Bergamo shpreson që të synojë fitoren e Kupës së Italisë, ashtu siç ka bërë një herë të vetme në historinë e saj, në vitin 1963.

Edhe pse sezoni nuk nisi shumë mirë, ekipi i trajnerit Xhan Piero Gasperini e ka marrë veten dhe tani është në vendin e 7-të në Serinë A, me synim të paktën vendin e gjashtë. Barazimi 2-2 me Juventusin dhe fitorja 2-0 në fushën e Milanit, ishin shenjat e duhura. Atalanta është në renditje pak më keq sesa vjet, kur doli në vend të katërt, por nuk duhet harruar se këtë sezon është edhe ngarkesa në Ligën e Europës.

Pikërisht në kontinent, Atalanta ka shkëlqyer më shumë se kudo, duke zënë vendin e parë grup, e duke lënë prapa skuadra shumë më të fuqishme si Lioni francez dhe Evertoni anglez, madje duke e mundur këtë të fundit 5-1 në Angli.

Ku qendron sekreti i këtij sukses jo si “flakë kashte”? Padyshim, tek trajneri Gasperini, i cili punoi shumë mirë edhe tek Xhenoa. “Nuk e quaj veten krijues, por si njeri që merr shumë nga përvoja e të tjerëve, dhe që i përzien gjërat”, – thotë modestisht 59-vjeçari. Edhe pse nuk ia doli dot tek Milani, Gasperini duket “i prerë” për skuadrat e mesme si Xhenoa apo Atalanta.

Ai u tregua i zoti duke hedhur në fushë lojtarë të rinj si Matia Kaldara, Roberto Galiardini (tek Interi, tani) apo Frank Kesi (tek Milani, tani). Edhe Andrea Konti u largua, por klubi afroi me zgjuarsi Marten De Ronin, Timoti Kastanjenë dhe Brajan Kristanten. Sidomos, pati rëndësi mbajtja në ekip e organizatorit argjentinas, Alehandro Gomez

Sfidanti.al