Gol dhe përjashtim, Diego Kosta mirëse erdhe tek Atletiko!

Në Angli mori vetëm një karton të kuq, por Spanja sikur e bën tjetër njeri. Diego Kosta bëri mirëse ardhjen e tij në Ligën Spanjolle sipas stilit të tij të veçantë. Shënoi gol dhe pastaj festoi në tribunën e stadiumit Uanda Metropolitana, në mes të tifozëve. Kjo i kushtoi kartonin e kuq, i cili erdhi pas dy të verdhave, dhe që natyrisht nuk është i pari në karrierë.

Tek Atletiko ishte përjashtuar edhe më parë, ndërsa problemi kryesor i Kostës është mbajtja e nervave, gjë të cilën nuk e bën dot mirë. Plot 26 të verdhë mori kur ishte tek Çelsi, dhe një numër të madh me Atletikon, ndërsa trajneri Diego Pablo Simeone po mendon sesi të ndikojë që sulmuesi i tij, që mund të quhet kryesor, të mos humbasë kaq shumë ndeshje për të verdhë dhe përjashtime. Besohet se “El Çolo”, të paktën, nuk do të ndikohet aq shumë nga nervat e Kostës sa ta përjashtojë nga ekipi siç bëri Antonio Konte.

Sfidanti.al