Inter, cfare renie ne 1 muaj; nga endrra per titull, tek momenti i emergjences.

Nga vendi i pare ne te tretin qe mund te behet i peste nese Roma e Lazio fitojme ndeshjet e tyre te prapambetura. Kjo eshte situata e re  e krijuar te Interi ne harkun e nje muaji. Ne 9 dhjetor Interi shkonte ne ndeshjen me Juventusin si skuadra kryesuese e kampionatit italian, por ne 5 ndeshjet e fundit rezultater kame qene si te nje skuadre qe lufton per mbijetese duke shfaqur probleme ne aspektin fizik, teknik dhe psikologjik.

Barazimi ne Firenze eshte i treti ne 5 ndeshjet e fundit ku jane regjistruar edhe humbjet me Udinezen dhe Sasuolon. Bilanci flet per 3 pike, 5 gola te pesuar dhe vetem 2 te shenuar, numra qe flasin per regres te nje skuadre qe pretendon te kthehet ne Ligen e Kampioneve dhebqe kishte filluar te enderronte titullin ne Serine A.

Problemet te zikaltrit tashme jane te medha. Perishic duket se eshte kthyer ne nje peshe per formacionin baze te Interit, ndersa Candreva ne ndeshjen me Fiorentinen ishte ne stol pasi nuk eshte ne formen me optimale.

Mbrojtja e ka humbur sigurine edhe per shkak te demtimeve dhe tashme eshte krijuar nje situtate kur kerkohet ndihma e merkatos se janarit. Me shume gjasa Interi do te ktheje ne skuader Alesandro Bastonin sherbimin e te cilit e siguroi veren e kaluar por e dha ne forme huazimi te Atalanta. Futbollisti 19 vjecar pritet te perforcoje repartin e prapavijes qe e ka humbur shkelqimin e fillimit te sezonit.

Sfidanti.al