Vazhdon ‘lufta’ ne distance mes Zhoze Murinjos dhe Antonio Kontes me trajneret qe nuk ngurrojne ‘te helmatisin’ njeri-tjetrin.
‘Une nje klloun? Dikush vuan nga mendte e kokes-u shpreh Konte per kolegun e tij portugez qe nuk i kurseu sulmet ndaj italianitn pas fitores 2-0 ne FA Cup kunder Derbi Kauntit.
‘Nuk eshte e nevojshme qe Konte te me tregoje gabimet e bera dhe se do te gaboj serish. Por une nuk do te skualifikohem kurre per trukime ndeshjesh-u shpreh Murinjo.
Portugezi foli per sjelljet e tij ne stol qe e kane bere ate te famshem. ‘Eshte e vertete qe kam festuar nje gol duke vrapuar 50 m-vijoi Murinjo-kam festuar duke u ulur ne gjunje apo duke iu drejtuar tifozeve dhe nuk kam hequr aspak dore nga keto lloj festimesh sidomos kur sheh qe skuadra jote ka shenuar gol ne nje moment specifik te ndeshjes. Ne te kaluaren jam sjelle disa here keq, por tani arrij te kontrolloj me mire veten. Por kjo nuk do te thote se pasioni te une eshte venitur’.
Sfidanti.al