Divorci prej milionash mes Briatores dhe Elisabeta Gregoraçit

Tashmë  Flavio Briatore dhe Elisabeta Gregoraci nuk janë më bashkëshortë. Ish shefi I Renault dhe shou-girl italiane janë divorcuar duke i dhënë fund një lidhjeje mes tyre që zgjaste më shumë se një dekadë nga e cila ka lindur edhe një djalë Nathan Falco, 7 vjec

Palët e kanë firmosur aktin e divorcit dhe sipas revistës ‘Oggi’, gjithcka u bë në mënyrë miqësore. Elisabeta Gregoraci, që është 30 vjet më e re se Briatore, do të pëfitojë nga ky divorc një pension milionerë, ndërkohë që do të mbajë aksione në zinxhirin e lokaleve të natës ‘Billionaire’ që Briatore i ka mbarë botës. Po kështu ajo do të jetë pronare e një apartamenti luksoz në Romë.

Sfidanti.al