Gjobë një tjetër braziliani, 50 000 euro për disiplinë tek Hamburgu

Një tjetër futbollist brazilian u ndëshkua me gjobë për shkak të thyerjes së disiplinës menjëherë pas festave të fundvitit. Programi strikt i Hamburgut ishte udhëtim në orën 14:00 të së hënës nga aeroporti “Fulsbytel” për në Herez të Spanjës, ku do të zhvillohet faza përgatitore dimërore, por grupi prej 27 lojtarësh nuk e kishte brazilianin Uollas. Ky i fundit ishte ende në Brazil, duke pushuar e duke festuar, ndërsa drejtori sportiv i Hamburgut, Jens Tot, nuk pati dyshime. Vendimi ishte për 50 000 euro gjobë, ndërsa kuptohet që futbollisti do të kritikohet kur të kthehet dhe mund të ulet në stol. Uollas u mor për 9.2 milionë euro nga Gremio në janar 2017, ndërsa doli kampion olimpik me Brazilin në 2016.

Sfidanti.al