Gazeta “AS”: Shumica e tifozëve – e pakënaqur me Zidanen!

Zinedin Zidane ka marrë kritika të shumta, për shkak të formacionit të parë që ainxori në fushë në “El Klasiko”. Kështu, Isko Alarkon. në atë ndeshje, ai u gjend papritur në stolin e rezervave, ndërkohë që ai, edhe pse e kërkonin rrethanat e krijuara, duke qenë se ai është mefushor ofensiv, nuk u fut fare në lojë nga Zidane. Ky vendim ngjalli zemërim midis tifozëve të Realit, ndërsa hapi edhe një debat të madh në opinionin publik sportiv, duke qenë se ai qëe zëvendësoi në fushë, Mateo Kovaçiç, u konsiderua si fajtori kryesor për golin e parë që shënoi Barcelona në portën e Realit.

Në një anketë të fundit të gazetës spanjolle “AS”, tifozët e Realit derguan një mesazh të qartë se ata nuk janë të kënaqur me lëvizjet e Zidanes. Madje, 76 për qind të tyre thanë se nuk janë të kënaqur me lëvizjet e Zizus dhe, për këtë arsye, kërkojnë ndryshime serioze në punën e tij.

Sfidanti.al