Brenda pak më shumë se një jave, futbollisti serb, Aleksandar Mitroviç, i Njukasllit përshkoi një rrugë të gjatë, duke u shndërruar nga një “djalë i harruar” në një lojtar, pa të cilin, tani, është e paimagjinueshme që të mos jetë në formacionin e parë të ekipit të vet. Tifozët e këtij ekipi anglez, me të vërtetë, i ka përfshirë “Mitromania”. Ish-lojtari i Partizanit të Beogradit, në fakt, jep gjithçka na vetja në fushë, pasi luan me gjithë zemër që vlerësohet mjaft nga tifozët dhe klubi.
Njukaslli po fiton dhe, në tribunat e stadiumit, ku luan Njukaslli, mund të shohësh flamuj me fytyrën e Mitroviçit. Por, kjo nuk është e gjitha, pasi Mitroviçi është bërë kaq popullor, saqë shumë tifozë kanë filluar të bëjnë tatuazhe me emrin e tij të shkurtuar, “Mitro” dhe, si qershia në majë të tortës, shumë tifozë të Njukasllit kanë kërkuar që një stacion metroje në këtë qytet të quhet “Mitro”, shkruante, dje, gazeta serbe, “Blic”.