Përse Grizmani nuk del në foto familjare me shokët e ekipit?

Antoan Grizmani i Atletikos së Madridit ka një mani të çuditshme: ai nuk rri me shokët e tij të ekipit, kur ata bëjnë foto familjare  para çdo ndeshjeje. Kështë ndodhi edhe herën e fundit në ndeshjen me Alaveshin, ndërkohë që media spanjolle nisi të spekuloi lidhur me arsyen. Duket se atij nuk i pëlqen më që të qëndrojë tek Atletiko dhe, në këtë mënyrë, do që të tregojë pakënaqësinë e tij dhe do që “të zhduket” nga fotot familiare të Atletikos.

Sidoqoftë, “Marka” spanjolle vë në dukje se arsyeja është tjetër. Grizmani, sipas saj, ka një ritual të vetin para çdo ndeshjeje, ai nxiton ta marrë topin dhe ta vendosë atë në qendër të fushës, me qëllim që, më pas, të përqëndrohet sa më shumë te ndeshja.

Sidoqoftë, media shkruan se Grizmani nuk është në formë, duke qenë se ai ka shënuar, deri tani, vetëm tre gola, kështu që ai do që të largohet nga Madridi. “Është e vërtetë, ai nuk është në formën e tij më të mirë, por sezoni është i gjatë dhe ka kohë që ai të arrijë më të mirën”, thotë trajneri i Atletikos, Diego Simeone.

Sfidanti.al