Totenhem, historia e cuditshme e Dembele, gjen pasuri mbi 1 mln Paund në…pronën e tij

Ka futbollistë që nuk e njohin fjalën varfëri pasi janë të pasur nga familja, e ka futbollistë të tjerë(shumica) që bëhen të pasur duke luajtur, por është edhe një kategori tjetër; ajo e lojtarëve që bëhen të pasur krejt rastësisht. Në këtë të kategori të fundit mund të përfshijmë edhe mesfushorin e Totenhemit, Musa Dembele i cili ka një histori të cuditshme pasi gjeti 1 milionë Paund në…pronën e tij në Anversë të Belgjikës.

Dembele kishte vendosur të investonte në shtëpinë e tij së bashku me të motrën tek një hotel të quajtur ‘Këpuca e Artë’, që është një ndërtesë 700 vjecrae. mësohet se gjatë punimeve për rikonstruksionin e kësaj ndërtese arkeologët gjetën që isshin objekte porcelani, qeramike dhe gota e artikuj të ndryshëm tryeze të qelqta të shekullit të 18 dhe që kishin një vlerë prej 1.3 milionë Paund. Është e lehtë të kuptohet habia e Dembelesë dhe të motrës kur panë këto objekte të cmuara, një pjesë e të cilave do të ekspozohen në hollin e hotelit, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë në muzeun e qytetit. ndërkaq, familja dembele do të ndërtojë në zonën ku është ky hotel edhe një pishinë e një spa

sfidanti.al