Sportistët rusë do të marrin pjesë në Olimpiadë me flamur asnjanës

Sportistët rusë do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen, se afërmi, në Pjongçan të Koresë së Jugut dhe, ndërkohë, do të kenë edhe mbështetjen shtetërore. Por, megjithatë, ata janë të detyruar që të heqin dorë nga flamuri rus gjatë pjesëmarrjes së tyre në këtë olimpiadë. Këtë e vendosi, ditët e fundit, Komiteti Olimpik i Rusisë që dha lejën që sportistëet rusë të shkojnë që të marrin pjesë në Olimpiadën dimërore në Korenë e Jugut me një flamur asnjanës.

Kështu ia dha “drita e gjelbër” atyre sportistëve rusë që nuk janë dënuar ndonjëherë për përdorim të substancave dopinguese. Agjencia ruse e lajmeve, TASS, bëri të ditur se vendimi i lartpërmendur u mor njëzëri. Presideni i Rusisë, Vladimir Putin, u la zgjedhje të lirë sportistëve rusë që të vendosin vetë, nëse do të marrin ose jo pjesë në Lojrat Olipimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pjonçang, më 9-25 shkurt 2018.

Sfidanti.al