Në Suedi nuk e kanë problem që klube të një qyteti të bashkëpunojnë për të mirën pikërisht të qytetit. Kështu lindi Ostersund FK, rivali i radhës i Arsenalit në Ligën e Europës, që u krijua nga bashkimi i tre klubeve të qytetit me të njëjtin emër, Ostersund. Ope IF, IFK Ostersund dhe Ostersund/Torvalla FF u bënë bashkë në 1996 me synimin që të kishin një ekip konkurrues në kampionatin suedez.
Në 1997 hynë në elitë, ndërsa tani janë përballë Arsenalit në Europë. Ostersund FK u themelua në tetor 1996, disa javë pasi Arsen Venger u bë trajner i londinezëve. Do të jetë një kënaqësi e madhe për modestët nga Suedia që të ndeshen me “topçinjtë”, por edhe një derbi për trajnerin e tyre anglez, Graham Poter.
Sfidanti.al