Me çfarë mund të merret një futbollist pasi vendos të mbyllë karrierën. Dikush mund të thotë, të bëjë biznes me paratë që ka fituar. Dikur tjetër kujton sa e sa yje të fushës që sot “luajnë” më bukur sot duke qenë të ulur në karriget e studiove televizive si analistë dhe opinionistë. Janë edhe të tjerë që thonë se ish-futbollistët janë kandidatët kryesorë për të qenë trajnerët e të ardhmes.
Ah, prisni! Bën përjashtim të paktën njëri. Ky quhet Filip Malrajni (Mulryne), irlandez, ish-lojtar i Mançester Junajtid. Sot Filipi është 38 vjeç dhe është duke përfunduar rrugën për t’u bërë … prift katolik. Atij iu dha këtë të shtunë shungurimi nga Arqipeshkvi i Dublinit, Diarmuid Martin, dhe tani është pjesë e Urdhërit Domenikan. Vitin e ardhëm ai do ta realizojë dëshirëm për të qenë prift.
Malrajni u bë futbollist në akademinë e Mançester Junajtid dhe bëri debutimin 20 vjet më parë në skuadrën e Sër Aleks Fergusonit. Në atë kohë, ai ishte në krah të Dejvid Bekamit dhe Rajan Gigsit, por nuk mundi të bëhej lojtar kryesor në skuadër, ndaj shkoi tek Noruiçi dhe Kardif Siti. Luajti edhe 27 ndeshje për kombëtaren e Irlandës.
Për karrierën e tij të ardhshme ka vetëm një “kleçkë” që ndoshta nuk tingëllon mirë: muajin e kaluar u shpall i falimentuar nga Gjykata e Lartë e Belfastit. Kjo, siç duket nuk e shqetëson aspak Kishën Katolike të Irlandës.
B. Kuka