Konfederata e Futbollit në Amerikën Latinëe, CONMEBOL nuk është aspak e kënaqur me formatin e ri të Botërorit të Klubeve që FIFA po mendon të aplikojë. Drejtuesit e këtij institucioni kanë deklaruar se klubet amerikano-latinë janë të diskriminuar kundrejt atyre evropiane dhe se FIFA duhet të zhvillojë një tjetër takim për këtë cështje përpara se të marrë vendimin përfundimtar.
Ideja e Federatës Ndërkombëtare të futbollit është që Botërori i Klubeve të bëhet me 24 skuadra, 12 nga të cilat të jenë nga Evropa, 5 nga Amerika Latine, 2 nga Amerika e Veriut, 2 nga Afrika, 2 nga Azia dhe 1 nga Oqeania.
Ndërkaq, së fundmi po flitet për mundësinë që në këtë evenimenttë jenë 6 skuadra nga Amerika Latinesi dhe zhvillimi i një raundi playoffi. FIFa dëshiron që me këtë format të rei të botërorit të Klubeve të zëvendësojë Kupën e Konfederatave. Parashikimi është që kompeticioni të zhvillohet një herë në 4 vjet duke nisur që nga viti 2021.
Sfidanti.al