Hasani: Fitorja dhe titulli i kampionit të vjeshtës, dhuratë për “Ballistët”

Pakkush priste që Shkendija e Tetovës ta mundte aq lehtësisht Renovën në ndeshjen e kampionatit kryesor të Maqedonisë që përfundoi me fitoren e thellë 6-1 të ekipit mik. Hasani, Ibraimi dhe Stenio Zhunior treguan, edhe një herë tjetër, së përbëjnë treshen sulmuese më të mirë në ligën maqedonase. Pikërisht, me një fitore të thellë dhe sigurimin e titullit të kampionit të vjeshtës, Shkendija u bëri një dhuratë mjaft të bukur tifozëve të vetë lojalë, “Ballistët”, me rastin e 25-vjetorit të krijimit të këtij grupimi të organizuar tifozësh që e shoqëron rregullisht, kudoqoftë, ekipin tetovar.

“Fitorja dhe titulli i kampionit të vjeshtës janë dhuratë për tifozët tanë, ‘Ballistët’ dhe ditëlindjen e tyre. Sot, ne luajtëm shkëlqyeshëm, por, në asnjë mënyrë, nuk duhet ta lëshojmë veten dhe, me fitoren kundër Pelisterit, ne duhat ta mbyllim vjeshtën, gjatë së cilës ne luajtëm futbollin më të bukur në kampionat”, vuri në dukje kapiteni i Shkëndijes, Ferhan Hasani. Shkendija e Tetovës ndodhet 14 pikë para rivalit kryesor të vet, Vardarit të Shkupit, megjithëse ky i fundit ka tri ndeshje më pak.

Sfidanti.al