Robinjo, fajtor për përdhunimin e shqiptares, por burgu është larg

Duket se drejtësua u vu në vend, por nuk është ende ashtu. Edhe një i quajtur yll i futbollit mund të bjerë në nivelin e kriminelit ordiner, ndonëse në sisteme të tilla si ai në Itali, gjykata ecën përpara shumë ngadalë. Robinjo, ish-ylli i Brazilit, Realit të Madridit, Mançester Sitit dhe Milanit, u gjet fajtor për përdhunim në grup të një vajze shqiptare në një lokal nate në Milano. Ai u dënua me 9 vite burg.

Ngjarja e dhimbshme për të cilën akuzohet Robinjo ndodhi më shumë se 4 vjet më parë, në janar 2013, dhe gjykata e shkallës së parë në Itali e deklaroi brazilianin si fajtor. Do të duhet gjithsesi, të kalojë një kohë e gjatë, pasi sulmuesi 33-vjeçar, që ende luan futboll, ka të drejtë për dy apelime. Robinjo i ka hedhur poshtë akuzat dhe nuk ka qenë në asnjërën prej seancave në kryeqendrën e Italisë së Veriut. Gjithsesi, nëse të gjitha shkallët e gjyqësorit kalohen dhe ai mbetet fajtor, shteti italian do të kërkojë ekstradimin e tij nga Brazili për të vuajtur dënimin.

Sfidanti.al