Omari hyn në histori, Niase ndëshkimi i parë i llojit të tij në Angli

Teknologjia ende nuk ka hyrë zyrtarisht, por pamjet filmike po përdoren padyshim. Premier Liga hodhi një tjetër hap historik në jetën e saj të gjatë (përfshi që nga fillimi i kampionatit anglez në 1888), duke akuzuar për herë të parë një lojtar për “mashtrim ndaj gjyqtarit, duke e detyruar të gabojë”. E tillë ishte akuza e ngritur nga Federata për sulmuesin e Evertonit, Usman Niase, i cili fitoi me dhelpëri një penallti në ndeshjen e kampionatit ndaj Kristal Palasit, në fushën e këtij të fundit.

Niase ia hodhi paq në terrenin e “Selhërst Parkut”, pasi gjyqtari Entoni Tejlër kujtoi se ai ishte rrëzuar në zonë nga mbrojtësit dhe dha penallti. Ky 11-metërsh u kthye në gol nga Leiton Bejns, por drejtësia të paktën do të vendoset pjesërisht pasi Niase do të pezullohet me dy ndeshje, nëse gjendet fajtor.

Sfidanti.al