Sulmuesi francez i Realit të Madridit, Karim Benzema, kujton marrëdhëniet e tij me Zhoze Murinjon që, më 2011, në një konferencë shtypi, e krahasoi atë (Benzeman) me një mace gjë që Benzema, sikurse duket, nuk e ka harruar. “Nëse shkon për gjueti dhe ke vetëm një mace (Benzema), atë mace do të marrësh, sepse s’ke tjetër. Por, po të kesh qen, do të kapësh më shumë gjah”, tha, atëkohë, Murinjo.
“Unë, gjithnjë, kam pasur marrëdhënie të mira me Murinjon, por ai donte të tallej me mua dhe unë nisa ta humbas besimin tek ai. Më vonë, unë bisedova me Murinjon dhe i kërkova që të më respektonte, por ai nuk deshi që të më dëgjonte”, vuri në dukje Benzema.
Sfidanti.al