Jo vetëm futboll, presidenti i Monakos “shëron” bilancin me Da Vinçin

Dmitri Ribolovljev njihet si miliarder rus dhe si president i klubit të futbollit, Monako. Njihet edhe si njeriu që shpenzoi 155 milionë euro për të sjellë në skuadër yje të tillë si Falkao, Hames Rodrigez apo Mutinjo, por edhe si ai që fitoi dy apo tre fishin me transferimin e disa “margaritarëve”, mbi të gjithë Mbapenë (180 milionë eurot i merr verën e ardhshme).

Gjithsesi, Ribolovljev është mjeshtër edhe për të fituar paratë në mënyrë tjetër, jo vetëm me biznes dhe me futboll. Ai shiti për shifrën rekord të 450.3 milionë dollarëve, njërën nga pikturat e famshme të Leonardo Da Vinçit, “Salvator Mundi”. Ribolovljev e kishte blerë pikturën në 2013 për 127.5 milionë dollarë.

Sfidanti.al