Marcelo Lipi, kujdes kur flet, zbulove sekretin e Federatës Kineze

Trajneri i përfaqësueses kineze, Marçelo Lipi shkakton një kaos me intervistën e tij më të fundit. Italiani ndërsa përshkruante aventurën e tij në pankinën e Kinës zbuloi një detaj kur tha se Federata kineze ka nisur përgatitjet për të vendosur kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2030. Një deklaratë kjo që është lehtësisht e besueshme duke ditur se Lipi është në dijeni të planeve të qeverisë së futbollit kinez për mbajtjen e një evenimenti të tillë.

Nuk është hera e parë që në median kineze flitet për mundësinë e kandidaturës së këtij vendi për zhvillimin e Botërorit 2030, por të gjitha historitë janë kaluar në heshtje nga drejtuesit e Federatës së Futbollit. Por këtë radhë ata vendosën të mos tolerojnë dhe përgënjeshtruan dkelaratat e Marcelo Lipit.  ‘Nuk e kemi bërë të ditur asnjëherë se cilin Botëror kërkojmë të organizojmë. Ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht dhe është një mënyrë interpretimi e medias-theksohet në një komunikatë të këtij institucioni.

sfidanti.al