Zlatan Ibrahimovic kthehet në kombëtaren suedeze? Anderson fashit të gjitha zërat

Suedia është në festë për kualifikimin në Botërorin e vitit 2018 që do të mbahet në Rusi. Madje në vendin nordik është arritur deri aty sa të flitet për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic në Kombëtare. 36 vjecari e deklaroi tërheqjen nga kjo skuadër verën e kaluar pas ndeshjes mes Suedisë dhe Belgjikës në Evropianin e Francës, por pas ngjarjeve të orëve të fundit në futbollin suedez gjërat filluan të ndryshojnë  dhe fantazia e admiruesve të Ibrahimovic kaloi cdo kufi. Ai që mendoi të kthejë ëndërrimtarët me këmbë në tokë ishte vetë trajneri Jan Anderson.

‘Ajo cfarë po thuhet është e pabesueshme-tha Jan Anderson-Ibrahimovic u largua nga kombëtarja përpara një viti e gjysmë kurse këtu vazhdon të flitet për të. mendoj se është më e drejtë që të përmenden më shpesh emrat e lojtarëve që kemi aktualisht në skuadër pasi janë ata heronjtë. Gjithsesi Ibra do të mbetet një kampion i madh’.

sfidanti.al