Masimiliano Alegri e Ambra Anxholini, gjithnjë e më të dashuruar

Gjithnjë e më të bashkuar, gjithnjë e më të dashuruar; kush mendonte se lidhja mes Masimiliano Alegrit dhe Ambra Anxholinit ishte thjesht një flakë pasioni e destinuar të shuhet shpejt, ka gabuar në gjykimin e tij. Revista e përjavshme ‘Chi’ ka pubikuar në numrin e saj të radhës imazhet e pushimeve romantike të çiftit në Venezia që quhet edhe qyteti i të dashuruarve, si për të jetuar një lloj ‘muaji mjalti’.

Një ‘muaj mjalti’ ky që sipas kësaj reviste  ka pasur një domëthënie të madhe për Alegrin. në fakt trajneri i Juventusit e coi Ambrën edhe në Livorno, qytetin e tij të lindjes për t’i treguar vendet ku ai është rritur dhe ku ka ende njerëzit më të dashur të tij. Dhe Ambra gjithnjë e qeshur dhe e çlirët e shoqëroi Alegrin kudo.

sfidanti.al.