Briatore: Ferrari, çfarë rasti i humbur, duhet të marrë Vershtapen

Një ditë pas fitores së Sebastian Fetel në Çmimin e Madh të Brazilit, Flavio Briatore jep opininionin e tij në atë cfarë ndodhi këtë vit me Ferrarin që edhe këtë vit u dorëzua kundrejt rivalëve të Mercedes. Ish shefi i Renault nuk është kursyer aspak në kritikat ndaj Kokëkuqes italiane duke i dhënë edhe një këshillë; të marrë Maks Vershtapen.

‘Tqë gjithë kjemi të kënaqur me fitoren e Ferrarit në Brazil, por të mos harrojmë se mungonte aktori kryesor, Ljuis Hamilton që u nis nga bokset dhe në fund të gjithë e pamë se cfarë bëri në pistë-tha Briatore-Ferrari i kishte mundësitë që t’i jepte një goditje sistemit Mercedes,por nuk ia doli. Faji është i pilotëve, i kujt tjetër? Në Singapor u autoeliminuan. E kotë tentativa për t’ia hedhur fajin Vershtapen, duhet ta linin të kalonte dhe ata mund të tentonin ta parakalonin më vonë. Kur merr 0 pikë është një problem dhe një goditje për moralin e  skuadrës’

Briatore fajësoi edhe drejtuesit e Ferrarit për mënyrën e gabuar të administrimit të pilotëve.

‘Ferrari duhej të administronte më mirë pilotët e tij-vijoi Briatore-në kohët e mia kur Fernando Alonso luftonte për titullin kishte gara kur i këshilloja që të mos luftonte shumë me McLaren. Merr pikët e vendit të tretë, lëri të ikin mos rreziko të dalësh jashtë piste-I thosha . Për të fituar titullin duhen 2 pilotë dhe Ferrari nuk i ka. Me Raikonen nuk e fiton kurrë Botërorin për konstruktorë. Po të isha unë do të merrja menjëherë Vershtappen që është një gladiator  dhe talent i vërtetë i Formula 1.

Sfidanti.al