Milani përgënjeshtron se po zhvillon bisedime me Konten

Drejtori i Milanit, Masimiliano Mirabeli, i përgënjeshtroi si të pasakta spekulimet se ai kishte kontaktuar trajnerin e Celsit, Antonio Konte, që ky i fundit të zërë vendin e Vinçenco Montelës si trajner i ekipit milanez.

“Montela gëzon besimin tonë. Ne po punojmë. Ne po punojmë, çdo ditë, për realizimin e projektit tonë të ri. E dimë se ka vështirësi, por ne po punojmë për kapërcimin e tyre. Pavarësisht, nëse ju më besoni ose jo mua, ne nuk po zhvillojmë kurrfarë bisedimesh me Antonio Konten. Këto janë spekulime të botës suaj”, u tha Mirabeli gazetarëve të mediumeve italianë.

Sfidanti.al