Luis Figo ka qenë një ish-lojtar dhe ish-kapiten i Barcelonës, i cili ndërroi “barrikadë” dhe shkoi tek Reali i Madridit. Portugezi, aspak i dashur për tifozët barcelonistë, me siguri fitoi edhe më shumë antipati me komentet e tij të fundit lidhur me pavarësinë e Katalonjës. “Katalonja është Spanjë, – tha ish-numri 7, – unë kam marrëdhënie me Spanjën, dhe Katalonja është Spanjë, është pjesë e Spanjës”.
Këtyre fjalëve “pa teklif” të Figos, u duhen vënë përballë disa fakte nga historia. Shekuj më parë, Portugalisë iu desh të bënte luftë ndaj Spanjës që të ruante pavarësinë e saj. Nëse kjo luftë, që zgjati gati 90 vjet, nuk do të ishte fituar nga portugezët me traktatin e vitit 1668, sot edhe Portugalia do të ishte një krahinë e Spanjës, ashtu si Katalonja. Ndoshta, Figo nuk i di këto gjëra, apo ndoshta edhe është nxituar pak.
Sfidanti.al