A kanë turp këta njerëz? Lesteri fton përsëri Ranierin!

Një lajm interesant publikuan, dje, mediumet italianë, sipas të cilëve, klubi i Lesterit ka ftuar ish-trajnerin e vet Klaudio Ranieri, të cilin ai perzuri për turp të zotit, pasi ai fitoi para dy vitesh, në mënyrë sensacionale, Premier Ligën angleze, që të drejtojë përsëri ekipin e “dhelprave”!

Gazeta “Corriere della Sera” shrkuan se presidenti i Lester Sitit i ka bërë ftesë trajnerit italian, Klaudio Ranieri, që ai të kthehet në detyrën e tij të trajnerit të parë të Lesterit, me qëllim që të zëvendësojë Kreg Shekspirin e shkarkuar që, në fakt, ka qenë ndihmës i Renierit.

Sigurisht që çfarë priste tjetër presidenti i Lesterit, veç refuzimit nga ana e Ranierit që u përgjigj shkurt: “Jo, faleminderit”. Trajneri i ri i këtij klubi anglez është caktuar, tani, Klod Puel.

Sa për kujtësë, Klaudio Rabiueri me Lesterin bëri, ndoshta, sensacionin më të madh në historinë e futbollit, kur, para dy sezonesh, fitoi Premier Ligën me ekipin e “dhelprave”.

Sfidanti.al