Milan gjen ‘avokat mbrojtës’; Karlo Ançelotin

Milani gjen avokatin e tij mbrojtës në momentin më të vështirë të tij. Ai është karlo  Ançelioti I cili nuk pranon që të shohë e të dëgjohë fërshëllimat e tifozëve për skuadrën kuqezi. Madje për këta të fundit ish trajneri i Bajernit të Mynihut ka një këshillë; u kërkon të kenë durim dhe t’i jepet kohë Milanit që ka pësuar ndryshime të mëdha.

‘Milani është skuadra që ka bërë më shumë ndryshime dhe është logjike që të kërkohet më shumë kohë për t’i bërë bashkë gjërat-tha Ançeloti në një intervistë për median italiane-për këtë nuk ka asnjë recetë dhe drejtuesit e klubit e stafi teknik nuk janë magjistarë. Duhet kohë dhe lojtarë të përshtatshëm për projektin’

Ançeloti shtoi se  ajo që ka rëndësi për Milanin është që të mos dorëzohet dhe se ky vit do t’i shërbejë kësaj skuadre që të forcuar grupin e lojtarëve të cilit mund t’i shtojë  element të rinj. Në të njëjtën kohë ai i dha të drejtë Montelës kur ky I fundit tha se për Milanin është e vështirë të sjellë në Milanello lojtarët me cilësorë dhe për këtë arsye janë marrë futbollistë të rinj që do të ndihmojnë në rritjen e  nivelit të skuadrës.

Sfidanti.al