Është Karolin Vozniacki, mbretëresha e tenisit për 2017. Danezja, ish numri 1 i botës triumfoi në turneun WTA Finals të Singaporit ku morën pjesë 8 tenistet më të mira të botës. Në finalen e këtij evenimenti shumë të rëndësishëm, Vozniacki mposhti Venus Uilliams 2-0 me sete 6-4;6-4 në vetëm 1 orë e 30 minuta lojë.
Për Vozniackin, ky i Singaporit është titulli i 28 në 50 finale të luajtura, i dyti për këtë vit. Falë këtij suksesi 28 vjecarja nga Odense që këtë të hënë do të jetë numri 3 i renditjes botërore dhe do të jetë shumë pranë me pikë ndaj Simona Halep dhe garbinje Muguruza që do të jenë respektivisht nr.1 dhe nr.2 i botës
Përsa u përket turneve WTA Finals, Voznciacki bëhet tenistja e 21 që shpallet kampione duke nisur që nga 1972 dhe e 15 qe ka qenë edhe numri 1 i renditjes WTA. ‘Po dridhem akoma. nuk mund të jem më shumë e lumtur. Uilliams bëri një ndeshje të madhe, por unë ia dola mbanë. ndoshta është kënaqësia më e madhe që kam ndjerë në karrierën time-tha Vozniacki në momentin që mori trofeun
sfidanti.al