Anglia mund më në fund Brazilin, por për U17, falë një liverpulasi!

Në 27 vitet e fundit ka vetëm 1 fitore, ndërsa gjithsej vetëm katër në gati treçerek shekulli. Anglia më në fund e pa një ditë të bardhë ndaj Brazilit, veçse këtë herë nuk ishte kombëtarja e trajnerit Sauthgej dhe Harri Kejnit. Suksesin e madh e arriti Anglia U17, që realizoi edhe një objektiv të rëndësishëm, finalen e Kupës së Botës. Suksesi 3-1 i djemve të trajnerit Stiv Kuper u arrit padyshim falë lojës shumë të mirë kolektive, por edhe falë një supertalenti që luan me Liverpulin.

Rian Brujster, i lindur në 1 prill 2000 (nuk është gënjeshtër) shënoi 3 gola përballë tri herë kampionëve të botës në stadiumin “Indira Gandi” në qytetin e Guahatit në Indi. Brujster ka shënuar 5 gola deri tani në Botëror, duke ndihmuar Anglinë të arrijë rezultatin më të mirë në historinë e saj. Suksesi më i madh anglez ishte kualifikimi në çerekfinale në vitin 2007. Brujster bën të lumtur edhe Jurgen Klopin dhe Liverpulin, të cilët po kalojnë kohë shumë të vështira, ndonëse do të duhet ca kohë që ai të depërtojë në skuadrën e të rriturve.

Sfidanti.al