Kristiano Ronaldo tradhëtoi Xhorxhina Rodrigez?

Kristiano Ronaldo ka tradhëtuar të fejuarën e tij Xhorxhina Rodrigez. Ajo që e bëri këtë njoftim ishte revista portugeze ‘TV Guia’ e cila siguron se futbollisti portugez ka kryer raporte intime me Natasha Sofian një vajzë portugeze 21 vjecare pjesëmarrëse e programit  televiziv ‘Love on Top’. Sipas Natashës, ishte ajo vetë që e provokoi këtë marrëdhënie teksa i dërgoi një mesazh pikant Ronaldos nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ishin orët e para të mëngjesit dhe për befasinë e saj, Ronaldo i ishte përgjigjur mesazhit të saj. Pak nga pak, dialogu mes tyre filloi të bëhej akoma më i nxehtë. ‘Gjithnjë kam dashur te kem raporte me të. Më habiti, nuk besoj se është homoseksual-deklaroi Natasha

Kristiano e Natasha tentuan disa herë që të takoheshin dhe në fund ia dolën mbanë. Gjithcka ndodhi në në një hotel dhe ky takim u përkufizua si intensiv  nga revista portugeze e cila theksoi se sulmuesi i Realit të Madridit pagoi edhe 300 Euro për taksinë, ndërkohë që edhe asaj i ofroi më shumë para, por që ajo i refuzoi. Natasha theksoi gjithashtu se pavarësisht se ajo e dëshironte ta shihte sërish Ronaldon, ai e bllokoi atë dhe kështu nuk kanë më kontakte me njëri tjetrin.

Sfidanti.al