Levandovski bën gol ndryshe: Zgjedhja e “Topit të artë” – qesharake!

Këtë vit do të mbushet një dhjetëvjeçar, qëkur asnjë lojtar tjetër, veç Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, nuk e ka fituar “Topin e artë” dhe, ndërkaq, duket se tradita do të vazhdojë, pasi favorit kryesor për ta marrë këtë trofe, sivjet, është përsëri Ronaldo. Kështu që futbollistëve të tjerë u mbetet që të vazhdojnë të shpresojnë të zënë vendin e 3-të e më poshtë. Një nga ata që bën pjesë në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”, por në hije të Mesit dhe të Ronaldos,  është edhe sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, që ndodhet, gjithnjë në rrethin e ngushtë, por, sidoqoftë, deri tani, nuk është ngjitur, ndonjëherë, as në vendin e 3-të.

“Për mua, rëndësi të dorës së parë ka suksesi me Bajernin, sidomos, në Ligën e Kampioneve. Nëse ne do të arrijmë deri në finale të kësaj Lige dhe do të fitojmë Bundesligën, atëherë, mund t’i kthehemi përsëri kësaj teme. ‘Topi i artë’, asnjëherë, nuk ka qenë prioriteti im”, deklaroi Levadovski, ndërkohë që bëri edhe një koment rreth tij: “Nuk e di se çfarë kuptimi ka që të jesh i pesti, i 15-ti ose i 25-ti në këtë listë? Rëndësi kanë vendet e 1-rë, të 2-të dhe të 3-të, Kjo është arsyeja që, vitin e kaluar, unë u habita. Kur ju luani me Bajernin e Mynihut, arrini deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, në të cilën bëheni golashënuesi i dytë më i mirë, dhe shënoni shumë gola në Bundesligë, atëherë…. Nuk e di se në cilin vend përfundova vjet, por e gjithë kjo lidhur me ‘Topin e artë’ më duket qesharake”, vuri në dukje Levandovski.

Sfidanti.al